Duke ndarë pamjet e pjesës së tretë të Lungomares që shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Radhimës, kryeministri Edi Rama tha se shpejt Vlora do të bëhet qyteti bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.
“Ky investim strategjik zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës dhe krijon kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit” shkroi Rama në rrjetet sociale.
Pedonalja turistike në aksin e Radhimës, vijim i Lungomares dhe Lungomare 2, do ndërtohet mbi rrugën aktuale automobilistike dhe do të zgjerojë plazhet, ndërsa është një projekt i financuar nga BERZH.