Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri sërish sot thirrje publike për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se “ashtu siç e duam Shqipërinë në Europë pa dallim feje, krahine e ideje, ashtu duhet bashkuar vota më 11 maj tek kutia e PS”.
“Mu në mes të fletës së votimit, drejt, as majtas, as djathtas, sepse aty është forca e duhur, në vendin dhe kohën e duhur, për ta bërë Shqipërinë2030 anëtaren më të re të BE-së”, thotë Kryeministri Rama.
Dora e hapur është simboli i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 11 maji 2025, ndërsa pesa simbolizon numrin që Partia Socialiste ka në fletën e votimit.