Prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Pas darkës me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ai ka zbardhur axhendën e ditës së sotme.
Duke iu uruar një ditë të mbarë shqiptarëve, ai shprehet se sot do të jetë i pranishëm në takimin me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, ku nuk do të mungojnë kancelarja gjermane Angela Merkel, Mbreti i Belgjikës apo Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kjo është hera e parë që kryeministri shqiptar ndodhet në të njëjtin vend me presidentin amerikan, pas deklaratave që ai ka bërë për Donald Trump kur ky i fundit garonte për postin e Presidentit.
(XH.A/SHUPLAKA)