Kryeministri Edi Rama duket se ka zbutur tonet me LSI-në. Gjatë një takimi në Vaun e Dejës, në Shkodër, ai përveç se shpalosi programin e tij dhe premtimet për këtë zonë, u ndal edhe tek kundërshtarët politikë.
Këtë herë target i sulmit të tij kryesor nuk ishte LSI, por PD dhe Lulzim Basha. Ai nuk përmendi problemet që sillnin sipas tij partitë e vogla në qeverisje, ku nënkuptonte LSI-në, madje as metaforat e kohëve të fundit si “Ndarja e tepsisë”, “Shkopinj nën rrota”, apo se e do i vetëm timonin.
Sulmi i tij ishte i përqëndruar ndaj kreut të Lulzim Bashës, premtimet e të cilit i quajti qesharake, ndërsa atë vetë një artist që mashtronte votuesit.
Vota për Bashën është votë e çuar dëm, deklaroi ai.
Mbetët për t’u parë në takime të tjera elektorale nëse ndryshimi i diskursit ndaj LSI ishte thjeshtë “harresë” apo Kryeministri ka ndryshuar qëndrim për sa i përket raportit me partnerin e tij të qeverisë.
Kujtojmë që kohët e fundit kemi patur përplasje të forta mes PS dhe LSI, kjo e fundit mendon se ka një komplot kundër saj nga PS dhe PD. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post