Pas takimit të djeshëm në “Hotel Tirana” me kreun e LSI-së Ilir Metën, sot Edi Rama drekën e Pashkëve e ka ngrënë me kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako janë parë mesditën e sotme duke drekuar së bashku. Lajmi bëhet i ditur nga “Durrëslajm” që kanë mundur të sigurojnë edhe një foto të makinave të parkuara të Ramës e Dakos.
Kreu i qeverisë dhe kryebashkiaku i Durrësit kanë zgjedhur një kompleks në Radë të Durrësit për të drekuar në një ditë feste si kjo e Pashkëve. Përveç takimit për rastin e festës ende nuk dihet se çfarë ka diskutuar Rama dhe Dako. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post