Protestuesit në Kukës të sgoqërua nga kryebashkiaku i këtij qyteti, Bashkim Shehu janë nisur drejt Aeroportit, aty ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me qytetarët në kuadër të programit “Bashkia që Duam”.
Shehu u shpreh se Rama nuk është i mirëpritur në Kukës, pasi sipsn tij mashtron qytetarët pasi në aeroportin e Rinasit sipas tij janë të punësuar 1077 persona ndërkohë që në Kokës ka deklaruar se do të punësohen 12 muijë qytetarë.
“Edi Rama erdhi pasi refuzoi të paguajë traun e kuksianëve. Si kryeministër që është ai po i shfrytëzon të gjitha mënyrat dhe me shpenzimet e shtetit ka ardhur dhe ka zbritur në aeroport. Ai po mban fjalën dhe unë dua ti them, nxirre lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit, aeroporti i Rinasit ka 1077 të punësuar ndërsa Edi Rama me aeroportin e Kukësit e cila është një dhuratë do të punësojë 12 mijë persona. Tashmë kuksianët morën një marshim drejt aeroportit, ti themi Edi Ramës se nuk je i mirëpritur në Kukës, megjithëse këto ditë festojmë mikpritjen e kosovarëve. Për ti thënë Ramës se nuk je ti ai që vendos për ndarjen e Kosovës. Sepse janë qytetarët e Kukësit dhe qytetarët e Kosovës ata që vendosin”, deklaroi Shehu.