Fatjona Dhimitri, deputetja e opozitës së krijuar nga Edi Rama ne Kuvend, është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias. Vendi i Fatjona Dhimitrit i është besuar deputetit tjetër i opozites se Rames, Ramazan Gjuzi, emrin e të cilit shumë prej lexuesve tanë ndoshta e shohin për herë të parë.
Gjuzi është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare. Ramazan Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature.
Ai disa javë më parë ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë, duke injoruar këshillat e dhëna shpesh në kohë pandemie.