Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka deklaruar se është i vendosur që zgjedhjet të mos shtyhen përtej 18 qershorit, pavarësisht nëse opozita nuk rregjistrohet në zgjedhje. Kujtojmë se afati i fundit për t’u regjistruar është deri në orën 00:00 të mesnatës së sotme.
“Nuk shoh asnjë mundësi për përplasje sepse rruga është e përcaktuar nga kushtetuta dhe është e drejta e popullit të përcaktojë se kush është qeveria e ardhshme.
Nuk shoh një tension të madh përveçse një krizë që PD po përpiqet ta nxjerrë jashtë çadrës, frikë nga reforma në drejtësi dhe nga përballja me popullin
Nuk shoh asnjë besim sepse PS është në të drejtën e saj për tu paraqitur përpara zgjedhjeve me sa shumë kemi bërë dhe sa shumë është për të bërë…
Reforma në drejtësi është jetike. Jemi në një udhëkryq ku përcaktohet e ardhmja europiane, si një perspektive ë afërt apo që do shtyhet sërish në një afat të papërcaktuar.
“Kush do paraqitet, kush nuk do nuk paraqitet. Unë nuk e shoh opozitën as si si të PD-së, por si fryt të lirisë dhe vendi nuk lihet pa opozitë.
Për fat të keq, këtë problem të opozitës zyrtare unë nuk shoh sesi mund ta zgjidhim përveçse përmes dialogut. E kam përsëritur se jam i gatshëm për dialog pa kushte dhe këto ditë jam përpjekur vazhdimisht.
Ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo gjë që përmirëson kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe çdo mekanizëm që mund të përbëjë për opozitën, por jo i gatshëm të kthejme Shqipërinë mbrapa dhe në një rrëmujë të rë, dhe po ashtu të hedhim poshtë përpjektjen tonë për të bërë shtet.
O rashë e vdiqa nuk ka!”, tha Rama.
Ndërkohë i pyetur për koalicionin me LSI-në dhe qeverinë e besimit, Rama është shprehur se e shikon si një përpjekje pozitive për zgjidhejn e krizës.
“Nuk dua ta komentoj aleatin tonë në koalicion. Qasjen e tyre e kam lexuar si një përpjekje për të kontribuar në zgjidhjen e krizës dhe jo kërcënim për ps, është një tentativë… nuk ka arsye për të prezumuar se LSI nuk dotë hyjë në zgjedhje, në fund të ditës të gjithë do të hyjnë në zgjedhje.
Nëse opozita do të vrasë veten le të vrasë veten. Nuk mund të bëj atë që nuk ma lejon kushtetuta.”, deklaroi Rama. (D.D/Shuplaka)