15:16 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ramiz Alia: Ç’ndodhi pak minuta pas vdekjes së Mehmet Shehut, ç’mendoj unë për të

11:56 | 06/03/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Ramiz Alia: Ç’ndodhi pak minuta pas vdekjes së Mehmet Shehut, ç’mendoj unë për të

Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu and Ramiz Alia (far right). Gani Xhengo

Rreth 6 vite para vdekjes së tij, ish-presidenti Ramiz Alia, ka rrëfyer zhvillimin që ndoqi vdekjen e Mehmet Shehut dhe mendimin e tij për të pas vite pas vdekjes së tij.

Në një intervistë të botuar në gazetën “Abc” në 2005-ën, të risjellë së fundmi nga “Konica.al”, ish-presidenti komunist cilësohet se ka dhënë intervistën më të plotë e më të çlirët të tij. I pyetur për raportin e tij me Mehmet Shehun, Ramiz Alia thekson se nuk kanë qenë të ftohta, por korrekte, duke hedhur poshtë mundësinë se konsiderohej riva kryesor për postin pas Enver Hoxhës.

“Mehmeti konsiderohej si njeriu që do të vinte pas Enver Hoxhës. Sa ishte gjallë Hysni Kapo, kishte një lloj dyshimi se cili do të ishte pasuesi i Enverit, por absolutisht për mua që isha në radhën e tretë apo të katërt. Pasi vdiq Hysniu, ishte Mehmeti ai që konsiderohej si pasardhës. Madje edhe ne, sekretarët e Komitetit Qendror, kur nuk ishte Enveri, shkonim te Mehmeti për t’u këshilluar. Prandaj, nuk ka qenë ky motiv.”

I pyetur për qëndrimin pas vdekjes së tij, Ramiz Alia ka rrëfyer gjatë intervistës se pyetja që i mundonte të gjithë ishte se përse Mehmet Shehu vrau veten, duke mos e vënë në dyshim mundësinë se mund të ishte vrarë.

“Vetëvrasja e Mehmetit e komplikoi problemin, pasi lindi pyetja se përse e bëri këtë? Pse vrau veten? Ishte pikërisht kjo pse. Mua, kur më njoftuan për vrasjen e Mehmetit, kam shkuar te Enveri për t’a lajmëruar. Gjëja e parë që tha Enveri: “Po pse vrau veten?”. I bëri pyetje vetes. Nuk deshi përgjigje nga unë. Pra, lindi kjo pyetje. E më vonë, pas një apo dy ditësh, në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: “I ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në vitin 1964 për Mehmetin”?

Unë nuk kisha parë gjë dhe i thashë: “Jo, nuk di gjë”. U ngrit, ishin në kasafortën e Hysnin Kapos që kishte vdekur në atë kohë. Kasafortën e Hysniut e mbante Enveri në kasafortën e tij. E hapi atë kasafortë dhe më dha një zarf me kartela, të cilat ishin kartela të zbulimit të huaj. Autentike apo jo, unë nuk them dot gjë. Fakt është që ato i kishin parë në vitin 1964 Enveri dhe Hysniu, vetëm këta të dy, e kishin arritur në përfundimin se ky është një provokacion që na bëjnë rusët për të na ndarë me Mehmetin.”, ka rrëfyer Alia.

Megjithatë, në 2005-ën, vite pas vetëvrasjes së Shehut, ish-presidenti ka rrëfyer se me zemër nuk besonte në implikimin e Mehmet Shehut si agjent i jugosllavëve, i amerikanëve apo rusëve:

“Po të kishte qenë Mehmeti i tillë që nga viti 1942-’43, kohë kur ishte në kampin e përqendrimit, deri në vitin 1981 kur vrau veten, i thonë 40 vjet. Çfarë ka pritur? Ishte në krye të vendit. Po të ishte agjent i amerikanëve apo i anglezëve, çfarë donin më tepër ata për ta shtruar Shqipërinë?! Mehmeti do të kishte vepruar. Por deri atëherë s’ka vepruar. Domethënë, kur them vepruar, një agjent i atij niveli bën përmbysje. Nuk thotë ai: …Ky është kështu, e ky është ashtu… Muhabet kot. Pra, ai një veprim të tillë nuk e bëri. E ka pasur raste të shumta, si për shembull në kohën e prishjes me sovjetikët. Nga kjo pikëpamje, janë të dyshimta konkluzionet mbi atë çështje.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: agjentmehmet shehuramiz aliavetevrasja
Pas

Ndërron jetë diplomati gjerman, u gjet i pajetë në Tiranë

Para

Detaji që ju shpëtoi dje nga dalja e Ramës me Zahon në krah

Para
Detaji që ju shpëtoi dje nga dalja e Ramës me Zahon në krah

Detaji që ju shpëtoi dje nga dalja e Ramës me Zahon në krah

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

Po punonte në minierën e Martaneshit/ Plagoset minatori

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, feston ndryshe dhe në mënyrë simbolike 1 Qershorin: mes fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

Policia e Kosovës plan operativ për parandalimin e ngacmimeve seksuale në Veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.