Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko mbrëmjen e djeshme është hospitalizuar në Klinikën për sémundje inféktive në Shkup.
Ai është pozitiv në Covid19, por nga partia e tij thonë se është në gjendje stabile. Informacionin për mediat maqedonase është konfirmuar edhe nga BDl.
Dje kishte dy të inféktuar të rinj nga Struga, ndërsa në këtë komunë aktive janë 142 raste me korónavirus.
Numri i përgjithshëm i të inféktuarve në këtë komunë nga fillimi i pandémisë është 547.