Pas ndeshjes së sotme e luajtur në orët e para të mëngjesit në Amerikë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, Serxho Ramos u pa të bisedonte me Neymar dhe më pas ndërroi fanellën me të.
Ramos u pyet se çfarë bisedoi me lojtarin e Barcelonës, pasi deklaroi se kishte marrëdhënie të mira me Neymar, ai tha se shpresonte që kjo të ishte hera e fundit që ai luan me Barcelonën, sepse do të kishte një problem më pak në përballjet e ardhshme mes dy ekipeve.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. E ndërrova me të fanellën pas ndeshjes dhe shpresoj që të jetë e fundit me Barcelonën, pasi kjo do të thotë që ne do të kishim një problem më pak. Nuk më tha asgjë, nuk dua të tregoj gjëra që thuhen në privatësi mes njerëzve dhe mendoj se çdokush është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen e tij
Mendoj se është një futbollist i madh dhe një pjesë e rëndësishme e Barcelonës, por ai është personi që duhet të zgjedhë të ardhmen e tij. Nëse largohet, ne do të na hiqte nj problem, pasi në ndeshjet kyç ai bën diferencën”, tha Ramos.
Neymar gjimonë e më shumë është afër transferimit tek PSG në Francë. (B.H/Shuplaka)