Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ndodhet në Shqipëri dhe është takuar së fundmi me kryetaren e LSI-së, Monika Kyremadhin në Durrës.
Haradiaj ka bërë të ditur takimin teksa shprehet se e kishte për kënaqësi një bashkëbisedim me Kryemadhin ku temë e diskutimeve ka qenë aktualiteti politik në Shqipëri dhe KOsovë.
Nga ana tjetër, Haradinaj është përpjekur të japë edhe një mesazh pozitiv në këto ditë të vështira që po kalon turizmi në vendin tonë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, teksa thotë se është gëzuar të shikonte mjaft pushues të Kosovës që kthehen në bregdetin shqiptar.
“Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar.”, shkruan Haradinaj përkrah fotove që ka publikuar ku në njërën prej tyre ka dalë i veshur sportiv dhe me të shkurtra. (F.GJ/FAXWEB.AL)