02:50 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Ramush Haradinaj: “Mund të mos lirohem nesër”, por ka një mesazh për mbështetësit e tij

13:26 | 05/04/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ramush Haradinaj: “Mund të mos lirohem nesër”, por ka një mesazh për mbështetësit e tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar së fundmi mbi procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet ditën e nesërme ndaj tij në Colmar të Francës. Në një bisedë telefonike për gazetën “Express” lideri i AAK-së është shprehur mundet që as nesër të mos merret ndonjë vendim.

Haradinaj është shprehur se gjykata mund të mos marrë vendim për lirimin e tij, megjithatë ai porosit mbështetësit që të qëndrojnë të qetë pasi e drejta është në anë të tij.

“Në seancën e nesërme janë mocionet nëse mund t’i quaj kështu përfundimtare, prokuroria edhe njëherë paraqet argumentet e veta pse janë plotësuar kushtet për ekstradim në Serbi, ndërsa mbrojtja në këtë rast ne, do të dorëzojmë mocionin tonë pse kjo kërkesë për ekstradim është e pabazë dhe është politike. Nuk ka bazë ligjore se është përsëritje e akuzave që kanë ekzistuar para Tribunalit të Hagës. Pra nesër kemi ballafaqimin. Ekziston mundësia teorike për vendim edhe nesër, por pritet që vendimi të merret në ditët në vijim, pra jo nesër.

Ne jemi në të drejtën tonë, kemi qenë gjithnjë. E drejta jonë është e drejtë e ligjit, e drejtë e njeriut dhe e popullit të Zotit. Nuk kemi pse të shqetësohemi, kjo procedurë do të kryhet gjithsesi. Vërtet është marrë shumë kohë, vërtetë është bërë e tepërt dhe është abuzuar me situatën rreth nesh, mirëpo një gjë është e qartë se kjo vetëm se sa do të na bëjë më besnikë ndaj të drejtës tonë shqiptare në Ballkan. Serbët duhet ta kuptojnë forcën e të drejtës së shqiptarëve, pra shqiptarët janë në tokën e vetë, në të drejtën e vet.”, mësohet të ketë thënë ai.

Ramush Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ekstradimFrancelirimiramush haradinaj
Pas

Kërkonte mandatin e Armando Prengës, Kolegji Zgjedhor rrëzon Gjok Bunën

Para

Nano sulmon Metën: Çadra është ngritur me ‘ok’-in e Metës, koalicioni nuk ka arsye të qëndrojë në këmbë

Para
Nano sulmon Metën: Çadra është ngritur me ‘ok’-in e Metës, koalicioni nuk ka arsye të qëndrojë në këmbë

Nano sulmon Metën: Çadra është ngritur me 'ok'-in e Metës, koalicioni nuk ka arsye të qëndrojë në këmbë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.