Ramush Haradinaj është zyrtarisht kryeministër i Kosovës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka uruar Haradinajn përmes një letre.
Basha i shkruan Haradinajt në emër të PD-së, duke i shprehur atij urime për nisjen e detyrës së re.
LETRA E BASHËS
I nderuar z.kryeministër i Kosovës, i dashur Ramush
Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të qeverisë së Kosovës. Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sdifa të tjera në historinë e Kosovës.
Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizimin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Me respekt, dhe përshëndetje vëllzërore, Lulzim Basha.
Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Greg Delaëie. (D.D/Shuplaka)