Kryeministri i ri i Kosovës Ramush Haradinaj, menjëherë pas marrjes së postit ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, mësohet se Haradinaj ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-ve për përkrahjen në proceset e Kosovës, ndërsa ka kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.
Haradinaj e ka marrë zyrtarisht detyrën pas orës 12. Kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pritja e zotit Haradinaj në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit. (D.D/Shuplaka)