Në manastirin e Këlcyrës po zhvillohet ceremonia e varrosjes së ushtarëve greke të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Fax News, skeletet janë të vendosura në kuti metalike dhe të mbuluara me flamur grek.
Ceremonia është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme greke, ku është e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Turani. Gërmimet janë bërë në Dragot të Tepelenës, ku janë kryer gërmime prej muajsh janë bërë përpjekje për zhvarrosjen e eshtrave. Në një komunikim për mediat ministria greke vlerësoi punën në gërmime dhe identifikimin e të të rënëve greke.
“Përfundimi i këtij procesi në Këlcyrë dhe nisja e kërkimeve në zonën e Kosinës përmbush në tërësi marrëveshjen mes palës greke dhe asaj shqiptare në një proces zgjidhje të çështjeve dypalëshe”, u shpreh Ministria e Jashtme greke.
(J.D/Faxweb.al)