Andrea Ranocchia pritet të largohet nga Interi gjatë këtij muaji. Aventura e mbrojtësit italian, Andrea Ranocchia te Interi pritet të përfundoj gjatë kësaj merkatoje janari.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Ranocchias pritet të transferohet te skuadra ruse, Zenit St Petersburg.
Thuhet se menaxheri i Ranocchias mbrëmë ishte në Londër për të diskutuar me drejtuesit e klubit rus.
Ranocchia nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Stefano Piolit, dhe pritet të largohet nga San Siro shumë shpejtë. (E.K/SHUPLAKA)