Aktori i njohur Italian Raoul Bova është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg.
Ai akuzohet për evasion fiscal që sipas mediave italiane arrinë vlerën e 700 mijë eurove nga viti 2005 deri në 2011.
Procesi duket se përfshin motrën dhe ish gruan e aktorit Chiara Giordano. Sipas pretendimeve Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij.
Megjithatë sipas asaj që thonë mediat italiane, kjo masë dënimi do të pezullohet për tu konvertuar në një formë tjetër dënimi, jo në qeli.
(B.H/Shuplaka)