10:17 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raport i antidrogës greke: 62% e marijuanës në 2018 erdhi nga Shqipëria

18:16 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
1 ton drogë në Greqi, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar (Emrat)

foto ilustruese

“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare.

Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në raport Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesi kryesor i marijuanës së papërpunuar në vendet e “kontinentit të vjetër”. “Ndërsa zona detare në Jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar”.

Raporti vlerëson se “për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës”. Sipas Raportit” Greqia ka një mori portesh dhe aeroportesh ndërkombëtare ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine”. Raporti vlerëson edhe goditjen e organizatave kriminale të transportit të kokainës.

Sipas Raportit një total prej 560 kilograme kokainë u kap në bashkëpunim me autoritetet greke dhe autoritetet ekuadoriane edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarjen e kokainës u shkatërruan në vitin 2018. “Vlera e tregut e sasive të sekuestruara të narkotikëve në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milion Euro, duke marrë çmimet për gram dhe tablet”, vlerëson raporti. Gjithashtu sipas raportit te antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrimi më i madh i tabletave capatagon (3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri./voa

Pas

VIDEO/ “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, nisma kundër ‘Mini-Shengenit Ballkanik’ ndalet në Kukës

Para

Mitsotakis takohet me minoritetin grek në Shqipëri, të pranishëm Dule dhe Fredi Beleri. Zbulohet për çfarë u diskutua

Para
Mitsotakis takohet me minoritetin grek në Shqipëri, të pranishëm Dule dhe Fredi Beleri. Zbulohet për çfarë u diskutua

Mitsotakis takohet me minoritetin grek në Shqipëri, të pranishëm Dule dhe Fredi Beleri. Zbulohet për çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë një ‘përgjigje të fortë’ ndaj sulmeve të SHBA-së

Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë

Siri/ Sulm terrorist në një kishë ortodokse në Damask, 22 viktima dhe 52 të plagosur (VIDEO)

Konflikti në Rripin e Gazës, Spanja: Do t’i kërkojmë Këshillit të BE-së që të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.