01:39 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Raport për koalicionin global kundër ISIS, si e vlerëson DASH Shqipërinë

21:10 | 19/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raport për koalicionin global kundër ISIS, si e vlerëson DASH Shqipërinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2016-të për luftën ndaj terrorizmit, ku përmendet edhe Shqipëria, si pjesë e koalicionit global kundër ISIS.

Në këtë raport flitet për donacionet e Shqipërisë në armë e municione, mirëpo DASH thekson mbi të gjitha parandalimin e një sulmi terrorist që ishte parashikuar gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka qenë një mbështetëse e fuqishme në luftën kundër terrorizmit.

DETAJET E RAPORTIT TE DASH PER SHQIPERINE

Shqipëria ka qënë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione.

Më 4 dhe 5 Nëntor një operacion i kordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik.

4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtes
Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste
Njësia anti-terrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia anti-terrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë.

Në bashkëpunim me BE-në dhe me financim të Departamentit amerikan të Shtetit, ICITAP siguroi pajisjet dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitetet për të mbledhur të dhënat për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare. Informacioni mund të kontrollohet në një database kombëtare për personat që janë në kërkim.

Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: DASHraporti
Pas

Debati për nënën e Skënderbeut, Spartak Ngjela: Këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi

Para

U takua me djalin e Trump, Avokatja ruse: Jam e gatshme të dëshmojë për takimin

Para
U takua me djalin e Trump, Avokatja ruse: Jam e gatshme të dëshmojë për takimin

U takua me djalin e Trump, Avokatja ruse: Jam e gatshme të dëshmojë për takimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.