Raportet e përpunuar nga agjencitë e huaja për Shqipërinë në lidhje me drogën vazhdojnë të jenë të zeza. Së fundi Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë, ka raportuar edhe për trafikun e paligjshëm të drogës.
Në faqen e saj zyrtare “The ëorld facktbook” CIA shkruan se vendi ynë mbetet gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit. Madje sipas raportit Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore.
Të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Si të mos mjaftonte kjo, CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.
Përditësimi i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, është bërë në fillim të muajit gusht të këtij viti.
(B.H/Shuplaka)