16:54 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

RAPORTI/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë shqiptare

08:15 | 21/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
RAPORTI/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë shqiptare

Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

Kliko këtu për raportin e plotë.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”, thuhet në raport.

“Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit”, thuhet në raport.

Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.

Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, “megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje”.

“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.

Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.

Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën median e pavarur të shkruar”dhe problem mbeti autocensura./VOA/

 

Etiketa: departamenti amerikan i shtetit
Pas

Habiten peshkatarët, ja peshkaqeni që është kapur në Durrës (FOTO)

Para

I di emrat e atyre që ta futën? Tahiri: Dita kur do të përballem me ta do vijë. Unë e kam shume të thjeshtë…

Para
I di emrat e atyre që ta futën? Tahiri: Dita kur do të përballem me ta do vijë. Unë e kam shume të thjeshtë…

I di emrat e atyre që ta futën? Tahiri: Dita kur do të përballem me ta do vijë. Unë e kam shume të thjeshtë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.