Një ditë më parë, Banka Botërore bëri publik raportin që vlerësonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor. Por mësohet se asnjë nga këto 300.000 vende pune nuk janë hapur në Shqipëri, referuar sërish raportit të BB-së.
Në këtë raport, Shqipëria dhe Bosnja renditen ndër vendet me rënien më të madhe sa i takon hapjes së vendeve të reja të punës në këto gjashtë vite. Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri vendet e reja të punës ranë me 2.4% gjatë viteve 2010-2016, ku më së shumti tkurrja u vu re tek të rinjtë.
Gjithashtu, Banka Botërore vëren një paradoks të ndodhur në strukturën e punësimit në Shqipëri, ku gjatë periudhës në vlerësim punësimi në grup moshat e reja ka rënë dhe është rritur për më të vjetrat.
E habitshme sipas Bankës Botërore është fakti se punësimi është rritur në mënyrë të konsiderueshme për moshat e vjetra 55 deri 64 pothuajse në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Punësimi në këtë grup moshë është rritur me më shumë se 20% në shumicën e vendeve dhe 67% për qind në Shqipëri. Banka Botërore shpjegon se shkak i kësaj është edhe plakja e popullsisë ku grupmosha 55-64 vjeç është në rritje.
Sipas BB-së, papunësia ra me rreth 200.000 njerëz, nga rreth 1.7 milion në vitin 2010 në 1.5 milion në vitin 2016, që korrespondon me një rënie në normën e papunësisë nga 23 % në 2010 në 21 % më 2016.
Ndër ata që nuk kanë përfituar nga rimëkëmbja modeste e punësimit, Banka Botërore rendit personat me kualifikim të ulët, kryesisht të rinjtë me nivel të ulët arsimor. Sipas BB-së, niveli i papunësisë në 2016-ën në Shqipëri shfaqi prirje për ulje, megjithatë papunësia mbeti e lartë tek të rinjtë.
Në raport theksohet se gjatë kësaj periudhe, numri i vendeve të punës të krijuara rishtazi për gratë ishte më e lartë se sa për meshkujt.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1506″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]