06:01 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Raporti i DASH, Berisha: Alarmante, shteti i mafias po përzë investitorët e huaj

17:03 | 06/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i DASH, Berisha: Alarmante, shteti i mafias po përzë investitorët e huaj

MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2017.

Berisha thotë se shteti i mafias po i përzë investitorët e huaj. Atë çfarë thuhet në raport ai e cilëson alarmante.

Në raport thuhet se investitorët janë të sfiduar nga korrupsioni dhe biznesi informal.

REAGIMI I BERISHËS:

Alarmante!
Shteti i Norieges eshte mafia e largimit te investitoreve te huaj! Lexoni çfare thuhet ne raportin e DASH! sb

“RaportI/ DASH : Ja arsyet pse po ikin dhe nuk vijnë më në Shqipëri investitorët amerikanë

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017, për Shqipërinë ka theksuar se “pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2016 klima e investitorëve të huaj në vend u përkeqësua ndjeshëm. Indeksi i Dhomës Amerikane i atij viti ra në 37.94 pikë, nivelet minimale që kur ai filloi të hartohej në 2012-n.

Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe ne vendin e fundit (20-n), ndaj pyetjes bërë investitorëve “Nëse do të investonit përsëri në vendin ku operoni? ” Arsyet lidhen me trajtimin e keq fiskal dhe ligjor, me mosrespektimin e kontratave dhe paqëndrueshmërinë e administratës publike.

Shoqata e Investitorëve të huaj gjithashtu në indeksin e saj raportonte një përkeqësim të klimës së biznesit. (FIAA), që ka në gjirin e saj disa nga sipërmarrjet më të mëdha të huaja në vend ka shprehur shqetësim për klimën e biznesit në Shqipëri dha në atë kohë një paralajmërim të qartë: “Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqje investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit.

Mark Craëford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCHam) ishte i ashpër në daljet e asaj kohe, ku pohoi që jo vetëm nuk po vinin investime amerikane, por po iknin dhe ato që ishin. “Duke dëgjuar kanadezët dhe amerikanët, që po ikin nga sektori i naftës, po mendoja për Albpetrolin, se si mund të investosh aty. Por kur ambasada dhe diplomatët nuk janë më diplomatë, duke parë vështirësinë e situatës, është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni, sepse do jetë ambasada që do t’u thotë mos hajdeni, sepse situata nuk është e përshtatshme”, tha Craëford në një deklaratë publike në vitin 2016.

Debati më i madh ishte për Bankers Petroleum, që në atë kohë u përfshi në një konflikt me tatimet, një çështje që shkoi deri në arbitrazh dhe që ende vazhdon, ndonëse në fazën e parë iu dha të drejtë Bankers Petroleum, një çështje që është përmendur indirekt në raportin e DASH. Pronarët kanadezë u larguan dhe Bankers Petroelum është aktualisht në pronësi të kinezëve të Geo Jade Petroleum.

Hyrjet e reja të investitorëve kanë munguar ndërkohë vitet e fundit dhe investimet në Shqipëri po mbahen nga gazjslllësi TAP, HEC-i i devollit dhe investimet ekzistuese në naftë dhe financë.

Në gjysmën e 2016-s dhe pjesën e parë të 2017-s klima e biznesit rezulton më e përmirësuar. Indeksi i besimit të biznesit të Dhomës Amerikane është përmirësuar këtë vit, duke arritur në 43.78 pikë, nga 37.94 pikë një vit më parë. Treguesit, që kanë pasur përmirësimin më të madh, janë “marrëdhëniet me autoritetet fiskale” dhe ai i “klimës së biznesit”, që janë rritur përkatësisht me 12.3 dhe 11.2 pikë.

Edhe Dhoma Gjermane e kishte më pozitiv raportin e këtij viti, ndërsa FIAA raporti sërish se besimi i investitorëve të huaj për mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri është negativ (-29 pikë).

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: Berisha-DASH
Pas

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, Fredi Ruko i shpëton burgimit të përjetshëm

Para

Zbulohet tuneli me drogë në Tepelenë, autorët nuk dihen

Para
Zbulohet tuneli me drogë në Tepelenë, autorët nuk dihen

Zbulohet tuneli me drogë në Tepelenë, autorët nuk dihen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.