11:14 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raporti i DASH, reagon Alibeaj: Shqipëria narkoshtet, duhet shembur pushteti kriminal

15:13 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Alibeaj: Edi Rama nuk jep asnjë garanci se do të luftojë krimin. Nevojë imediate për krijimin e një qeverie antimafie

Ish-deputetiti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sëfundmi për një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i referohet gjendjes aktuale të vendit duke e treguar keshtu Shqipërinë si një vend me kriminalitet të lartë.

I gjithë raporti i DASH është përqëndruar më tepër tek kriminaliteti i vendit por gjithashtu dhe në problematikat që ka vendi lidhur me kultivimin dhe transportimin e lëndëve narkotike.

Sipas raportit Shqqipëria është  vend burim i parë i lëndëve narkotike e cila është shëndërruar në një vend tranzit për qarkullimin e tyre në Europë por jo vetëm.

Ndërkohë që sipas ish-deputetit Alibeaj, zgjidhja e vetme e mbetur është largimi i qeverisjes aktuale.

Përfaqsuesi i PD-së  thekson se korrupsioni në çdo nivel bënë të mundur që lufta ndaj drogës dhe veprimeve të tjera kriminale të jetë  më pak efektive.

Deklarata e Alibeaj:

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është projekti politik me të cilin Edi Rama erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës.

Raporti i DASH thekson se:

• Shqipëria është një vend burim i kanabisit
• Shqipëria është shndërruar në rritje në një vend transiti për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e burimit drejt tregjeve evropiane
• Droga e seksustruar dhe arrestimet janë shtyrë gjerësisht nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar
• Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
• Korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe se korrupsioni është i përhapur gjerësisht dhe ushqen një ambient në të cilin trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
• Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë vitit 2018. Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta qeverisëse dhe ligjore.
• Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës, kryesisht për përdorim evropian dhe ta kthejë vendin tonë në një vend tranzit për heroinën dhe kokaniën afgane, duke shërbyer si një portë kyçe për shpërndarjen e heroinës nëpër Evropë.

Në këtë mënyrë, narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate.

Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar, si burimi kryesor i kësaj pasqyre fatkeqe ku e ka zhytur Shqipërinë sot.

Edi Rama është vetëm me nje grusht trafikantësh dhe oligarkët që mbrojnë pushtetin e tyre kriminal.

Shqiptarët janë ngritur në këmbë për të mos e lejuar Edi Ramën që ta shndërrojë zyrtarisht Shqipërinë në një narkoshtet.

Shqiptarët e bashkuar do të fitojnë. Shqipëria nuk meriton të jetë portë kyçe për shpërndarjen e kokainës dhe heroinës nëpër Evropë. Shqipëria meriton të jetë si gjithë Europa dhe ashtu do të jetë.

Etiketa: DASHISH-DEPUTETI eNKELEJD aLIBEAJReakon deputeti per raportin er DASH
Pas

Pas Lorik Canës futbollisti i njohur shqiptarë “var këpucët në gozhdë”: Fjala fund është shumë e vështirë

Para

Zjarr në nënstacionin elektrik, 80 mijë banorë pa energji

Para
Zjarr në nënstacionin elektrik, 80 mijë banorë pa energji

Zjarr në nënstacionin elektrik, 80 mijë banorë pa energji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

Fier/ Katër administratorë farmacie në pranga për tregtim të ilaçeve të kontrabanduara

Aksident me vdekje te mbikalimi i Patokut

Fillimi i fundit apo një stabilitet i ri? Dy vjet nga dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Sot seancë plenare, përpjekja e 23 për konstituimin e Kuvendit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.