Kriminaliteti i huaj sipas raportit më të fundit të DIA-s(Direzione Investigativa Antimafia) udhëhiqet nga mafia shqiptare, e cila është organizata më e pranishme në Itali në nivel kombëtar.
“Nëse mafia shqiptare mbetet organizata kriminale më e pranishme në nivel kombëtar, ajo kineze ka marrë modelin e kriminelëve të strukturuar hierarkisht. Bazuar në lidhje që mbështeten kryesisht në marrëdhënie familjare të solidarizuar dhe një rrjet që u siguron përfitime dhe shërbime, dhe i bën akoma më të papërmbajtshme këto grupe kriminale derisa të marrin karakteristikat tipike të një bande kriminal”, shkruhet në raportin e publikuar nga DIA ((Direzione Investigativa Antimafia) dorëzuar pak ditë më parë ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini i cili edhe e prezantoi në Parlament.
“Jemi shndërruar me kalimin e viteve vendi më i preferuar për kriminelët dhe bandat e huaja. Mafia për një kohë të gjatë, në të shkuarën është injoruar, nënvlerësuar, është shndërruar prej vitesh tashmë një nga më të fuqishmet në botë, duke iu referuar organizatës kriminale kalabrese “Ndraghet-a””, shkruhet në raport duke ngritur edhe alarmin për sigurinë në shtetin italian.
Sipas raportit kontrolli më i madh i territorit bëhet nga klani “Ndraghet-a” i ndarë me klane të tjera kriminale nga Fachieri –Shqiptarët-Raso-Gullace etj.
Për shtetin italian shqetësuese janë edhe bandat kriminale nigeriane të specializuara në trafikun e lëndëve narkotike, emigrantve klandestinë deri te prostitucioni.
Sipas raportit të DIA-s këto organizata kriminale nga vitit 1992 deri më 30 qërshor 2018 kanë mbledhur nga 1.2 miliardë euro deri në 15 miliardë. Ende shumë pak mund të dihet për bizneset e tjera të jashtëligjshme të mafiave që veprojnë në Itali dhe botë.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post