Raporti më i fundit nga Freedom House analizon gjendjen e lirisë së shtypit dhe lirinë e lundrimit në internet.
Sipas raportit thuhet se demokracia është përballur në vitin 2017 me krizën më serioze të dekadës.
Të drejtat dhe parimet themelore si liria e shtypit dhe sundimi i ligjit janë sulmuar kudo nëpër botë.
Ajo që bie në sy në konkluzionet e raportit është rënia e SHBA-ve nga piedestali i lirisë dhe demokracisë, duke shënuar një rënie në respektim të të drejtave politike.
Freedom House ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017.
88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post