Presidenti Ilir Meta i ftuar në Fax News komentoj raportin e Freedom House në të cilin kritikohej zgjedhja e tij si president.
“Nuk ia vlen të humbasim kohë, është keqpërdorim i vëtë emrit Freedom sepse menjëherë është bërë e qartë se kush është personi që e ka përgatitur këtë raport. Janë të qarta edhe gazetat dhe portalet që i referohen, të cilat janë të njëanshme. Ndiej keqardhje per kete raport”.
Gazetari: President, a keni një koment për raportin e “Freedom House”, në të cilin kritikohet zgjedhja juaj si Kreu i Shtetit ku thuaj tekstualisht se “opinioni publik e perceptonte figurën tuaj si të korruptuar”?
Presidenti Meta: Nuk mendoj se ia vlen të humbasim kohë me një përmendje tërësisht të pavend, jashtë kontekstit edhe të objektivit të këtij raporti, pra për një keqpërdorim të vetë emrit të “Freedom House” për arsye, sepse sikurse ju vetë si gazetarë profesionist e dini, menjëherë është bërë e qartë se kush është personi që ka përgatitur këtë raport në mirëbesim nga ky institucion. Gjithashtu janë të qarta për këdo që ka bërë një kërkim, dhe gazetat dhe portali të cilit i referohet të cilat janë skajshmërisht do të thosha ekstreme dhe të njëanshme, kështu që asgjë më shumë sesa as keqardhje.
(M.Q/Faxweb)