I ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, në Fax News ishte përmes një lidhje me skype, Gjergji Vurmo, drejtor i programit të Institutit për Demokracinë dhe autor i raportit të Freedom House.
Ai ka komentuar gjerësisht përmbajtjen e këtij raporti gjatë bisedës me gazetarin, Rezear Xhaxhiu ndërsa ka theksuar se ndryshe nga pritshmëritë se zbritja e Shqipërisë nuk do ta tejkalonte rënien e shënuar në 2018, ka ndodhur e kundërta.
Vurmo përmendi edhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar në një vlerësim të tillë për vendin tonë, duke nisur nga zgjedhjet e njëanshme të qershorit të kaluar, përplasja politike dhe institucionale para tyre, nisma për shkakrimin e Presidentit pas tyre si dhe konflikti institucional për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas autorit të raportit, Shqipëria vlerësohet negativisht edhe për faktin se politika e ka zhveshur edhe ‘rolin’ sikur po përpiqet për demokracinë, duke qenë më transparentëe natyrisht në kontekstin jo demokratik të saj në vendimet dhe qëndrimet e veta.
“Është një humbje edhe për vetë shoqërinë civile. Më shumë se sa vlerësimi është shumë shqetësues trendi ulës, negative. Trendi ulës dhe për më tepër fakti se liderët tashmëe as nuk po bëjnë sikur luajnë sipas rregullave demokratike, nga ana tjetër edhe një vëmendje e ulët nga Perëndimi ndaj këtij rajoni opor edhe vendeve të tjera në botë sa i përket shtetit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve në vendin tonë”, tha ndër të tjera Vurmo.
Intervista e Gjergji Vurmos në “Pasdite me Xhaxhiun”:
Xhaxhiu: Si po lëviz ky trend vitet e fundit, e kemi pasur 5 vite më parë?
Vurmo: Shqipëria gjendet në nivelin e veteve 2013-2014. Trendi rënës të paktën për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i qëndrushëm 5-6 vitet e fundit, ndërsa arsyet janë dhënë një pjesë e mirë e tyre edhe në raport.
Xhaxhiu: Çdo të thotë demokraci hibride, ku ndryshon nga termi demokraci e gjysëm-konsoliduar?
Vurmo: Rregullat dhe funksionet demokratike formalisht ekzistojnë por në zbatimin e tyre janë larg. E veçanta është se vende të cilat janë ende në tranzicionin drejt demokracisë. Kjo është një gjetje dëshpëruese e raportit sepse jemi me të njëjtët vende në grup prej 20 vitesh.
Xhaxhiu: A jemi ne larg vendeve në autokraci, a ka një përcaktim raporti se ku ndryshon një vend me autokraci ose demokraci hibride?
Vurmo: Në dimensionin e kurropsiopnit jemi fiks në nivelin e një regjimi gjysmë-totalitar. Ndërsa në disa dimensione të tjera jemi shumë pranë sistemit gjysmë-autoritar.
Xhaxhiu: Cilat ishin disa nga elementet më të spikatur politik që ndikuan në zbritjen disa shkallë më poshtë?
Vurmo: Gjatë dy viteve të kaluara, ka shënuar rënie në dy dimensione, i pari në nivel qëndror dhe i dyti është dimensioni elektoral. Arsyet janë të lidhura me atë që shumë kush refuzoi ta quante krizë politike e cila më pas degjeneroi me përmasa më të mëdha dhe përplasje mes institucioneve të ndryshme. Ishte do të thoja mungesa, konfliktualiteti i vazhdueshëm i klasës politike, injorimi i nevojës për të zgjidhur krizën politike, pranuar arsyet pse ndodhi kjo krizë.
Në mes të 2019 rezultoi edhe me zgjedhjet lokale që u mbajtën pa pjesmarrjen e opozitës. U thanë shqiptarëve ju mund të shkoni në votime dhe mund të votoni ose jo një kandidat. Pra nuk pati mundësi zgjedhje. Kjo është edhe një gjetje që është përmendur në raport. Siç e dimë shumë mirë në gjyrsmën e dytë të vitit të kaluar përfshinë Presidentin me procedurën e shkarkimit të tij, emërimet e reja në drejtësi, me zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Janë të gjitha këto zhvillime që shënuan një rënie në këto dy dimensione.
Xhaxhiu: Duhet të na shqetësojë kjo zbritje apo indiferentizmi i politikës në raport me këtë raport?
Vurmo: Do të thoja se ajo që më shqetëson më shumë është guximi, trimëria. Klasa politike i ka dhënë mundësi vetes për të trajtuar institucionet, për të trajtuar kundërshtarin dhe për të trajtuar edhe qytetarin. Kjo më shqetëson më shumë.
Xhaxhiu: Cili është impakti i këtij raporti në raport me vendet që ka vlerësuar?
Vurmo: Ajo që mund të them se ky është një nga raportet më të ashpra. Menduam se ishte ai i 2018 më i keqi për shkak të probleme me demokracinë por e them me bindje që ky është më i ashpri. Ato gjetje dhe ajo trimëri e elitave politikke, në Shqipëri, rajon madje edhe në vendet e BE-së, tani nuk e marrin më vendimin të drejtojnë në raport me rregullat demokratike, ku thonë se ligjin jo vetëm e bëj unë, por ligji jam.
Xhaxhiu: Kush ndikohet nga këto raporte, segmente të caktuara, politikave, investitoreve. Cili është impakti i tyre?
Vurmo: Freedom House nuk është një raport që thjeshtë lexohet por që kanë një influencë mjaft të madhe tek oportuniteti ndërkombëtar. Dje dhe sot kam dëgjuar dhe lexuar një numër deklaratash të anëtarëve të PE dhe grupe parlamentare që i bëjnë thirrje vetë BE-së të fillojë dhe të zgjohet. Unë pres të paktën për Ballkanin Perëndimor (duke qenë se jemi shumë afër me BE dhe vetë vende anëtare të BE-së ndikohen zhvillimet në Rajon), pres të ketë një lloj zgjimi nga institucionet e BE-së në raport me këtë raport. Vende të BP mund të rrëshkasin në ujëra jo demokratike.
Xhaxhiu: A janë agresive raportet e Freedom House në raport me qëndrimet e BE-së?
Vurmo: Unë preferoj qëndrimet e SHBA-ve sepse janë më pak diplomatike. Nëse lexoni edhe raportet e kaluara kanë një gjuhë të drejtëpërdrejtë. Nuk e kanë problem të përmendin emra dhe ngjarje konkrete që i referohen. Nuk krahasohet gjuha e përdorur me atë të BE-së. është raport faktik dhe bazohet mbi faktet dhe evidencat. Çfarë dolloj deklarate në raport duhet ta mbështesë me burime serioze dhe fakte, duke mos përmendur kontrollin e cilësisë.
Xhaxhiu: Rama ka dashur ta shfryjë, sfumojë këtë raport?
Vurmo: Kam bërë një sqarim në lidhje me reagimin e kryeministrit. Nuk do doja të futem në komente të mëtejshme, besoj se është mëse i mjaftueshëm ai që kam bërë në rrjetet sociale për shkak edhe të detyrës që kam. Sqarimi ka qenë në linjat e bërjes së dallimit mes raportit që kryeministri iu referua që është publikuar para dy muajsh dhe raportit të cilit unë dhe mediat e tjera i jemi referuar.
Xhaxhiu: Cila është diferenca mes dy raporteve?
Vurmo: I marsit është ai që mat lirinë në pjesën më të madhe të vendeve të botës. “Kombet në tranzicion”, iu dedikohet vendeve ish-komuniste në procesin e tranzicionit. Vendet që kanë nivelin 1 (një) janë Rusia, Bjellorusia që mund të thuhet me plot gojën se janë vende autoritare.
Xhaxhiu: Sa i distancuar jeni ju në raport si autor i tij, keni një filter?
Vurmo: Mendoj se me kalimin në kohë kam krijuar një filtër. Nuk është ky raporti i vetëm që kam shkruar. Mekanizmi mbrojtës që kam mundohem të mos i shkruaj për më shumë se 3 apo 4 vite rresht. Besoj edhe unë vetë distancohem në një periudhë nga ajo që shkruaj.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/542405086704242/
(F.GJ/FAXWEB.AL)