01:24 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raporti i frikshëm/ Shkupi dhe Kumanova, me ajrin më të ndotur në botë

22:27 | 27/10/2019
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
OBSH përcakton qytetet më të ndotura në Evropë

foto ilustruese

Sezoni i hapjes së sistemit ngrohës së kaldajave ende nuk ka filluar plotësisht në Shkup, por tashmë kryeqyteti maqedonas është në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë për momentin.

Në listën alarmante të vendeve me ajrin më ndotës, para dy ditësh ishte edhe Kumanova, ku sipas matjeve shkencore grimcat ndotëse në ajër ishin 35 herë më shumë se mbi normën e lejuar, me mbi 1800 mikrogramë për metër kub.

Autoritetet lokale në Kumanovë thonë se arsyeja e ndotjes së madhe atje është spitali i qytetit që përdor lëndën e mazutit për ngrohjen qëndrore. Komuna njoftoi se menjëherë kanë filluar me aerosolizimin si masë urgjente për të zvogëluar ndotjen ndërsa ka kërkuar nga pushteti qendror të ndajë fonde për gazifikimin e plotë të spitalit.

Nga Ministria e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut ndërkohë raportohet se janë ndërmarrë masa, ndërsa më shumë informacione priten të bëhen me dije të hënën.

Zyrtarë nga ministria e mjedisit megjithatë kanë deklaruar se për të zgjidhur problemin e ndotjes duhet kohë dhe masa afatgjate.

‘Ka plan, për këtë s’ka dyshim, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se ky problem nuk mund të zgjidhet përnjëherë, por se me strategji afatgjatë. Të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta zvogëluar ndotjen e ajrit, e dimë që do të na duhet kohë sepse shumë faktorë kontribuojnë për këtë, ngrohja e amvisërive, efikasiteti energjetik, makinat në transport, industria kontribuon në këtë drejtim dhe duhet të ndërmarrim masa. Do të vazhdojmë të punojmë për të arritur rezultate’, ka thënë Naser Nuredini, Ministri i Ambientit.

Problemi me ajrin e ndotur intensifikohet çdoherë gjatë periudhës së dimrit. Vitin e kaluar, qeveria maqedonase miratoi disa masa parandaluese, duke ndërmarrë edhe nismën që transporti publik të ishte falas. U shtrenjtua gjitashtu dyfish çmimi i parkingjeve, u ndaluan të gjitha punimet në kantierët e ndërtimeve si dhe u kufizua përdorimi i automjeteve zyrtare të institucioneve të shtetit./Alsat

Pas

E mohoi lidhjen, partneri i dërgon lule Anxhela Peristerit në mes të emisionit

Para

Kjo nuk pritej! Këngëtari shqiptar: Do bëhem deputet, vajzat shkulin krevatin për mua

Para
Kjo nuk pritej! Këngëtari shqiptar: Do bëhem deputet, vajzat shkulin krevatin për mua

Kjo nuk pritej! Këngëtari shqiptar: Do bëhem deputet, vajzat shkulin krevatin për mua

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.