02:22 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Raporti i KAS-it zbulon trukimet e Skënderbeut, kush është lojtari që shiti ndeshjen me rusët

21:57 | 29/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i KAS-it zbulon trukimet e Skënderbeut, kush është lojtari që shiti ndeshjen me rusët

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Lokomotiv Moscow e Rusise, 0-1, e vlefshme per fazen ne grupe te Uefa Europa League, e luajtur ne stadiumin Elbasan Arena. /r/n/r/nUEFA Europa League football match between KF Skenderbeu and Lokomotiv Moscow of Russia at the Elbasan Arena stadium in Elbasan.

Raporti i publikuar nga KAS-i hedh dritë mbi ndeshjen midis Skënderbeut dhe Lokomotivës së Moskës të zhvilluar më 10 dhjetor të vitit 2015.

Sipas këtij raporti, klubi korçar ka luajtur me pësimin e dy golave në minutat e fundit. Specialistët që kryen analizën teknike të lojës, hedhin dyshime te paraqitja e mbrojtësit Jashanica i cili mendohet të ketë shitur ndeshjen.

Një pjesë e raportit:

 “Baste ekstremisht të dyshimta për të paktën golin e dytë dhe të tretë të shënuar gjatë ndeshjes. Të gjitha bastet e dyshimta u vendosën në fillim të pjesës së dytë, duke bërë që koeficienti se do të shënoheshin edhe dy gola të ulej ndjeshëm. Kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë dhe rezultati ishte 0-1, pati baste të njëanshme në mënyrë konstante se do të shënoheshin edhe dy gola të tjerë, duke e rritur ndjeshëm dyshimin, aq më tepër që bëhej fjalë për sasi të mëdha parash.

Edhe kur kishin mbetur vetëm pesë minuta lojë për t’u luajtur, bastvënësit vazhdonin të ishin po aq të bindur se do të shënoheshin edhe dy gola, duke vazhduar të vendosnin para për këtë parashikim në kompani të ndryshme. Ka pasur gjithashtu baste të dyshimta se Skënderbeu do ta humbiste ndeshjen me të paktën dy gola diferencë.

Këto baste nisën të vendoseshin vetëm 10 minuta nga fundi i lojës e rezultati ishte 0-1 dhe ishte e pashpjegueshme që bastvënësit në mënyrë të papritur patën kaq shumë besim që Skënderbeu do të humbiste me të paktën dy gola diferencë. Koeficientet u ulën kundër të gjitha pritshmërive, duke kapur nivele minimale dhe aspak realiste, kur kishin mbetur edhe pak minuta.

Bastet bëhen akoma më të dyshimta nëse u referohesh statistikave të ndeshjes, kur Skënderbeu ka qenë më i rrezikshëm në portën e Lokomotivës së Moskës me aksionet e tij gjatë 15 minutave të fundit. Duke analizuar të gjitha bastet e vendosura në kompani të ndryshme, kuptohet se bastvënësit prisnin që Skënderbeu të pësonte edhe dy gola në minutat e fundit.

Duke theksuar që ishte një ndeshje e vlefshme për Ligën e Europës, ka qenë edhe mundësia për të vendosur shifra të mëdha parash, çka ka bërë që edhe dyshimet të jenë më konkrete, në besimin e atyre që kanë parashikuar se bastet e tyre do ishin fituese. Sa i përket aspektit teknik të lojës, duhet dokumentuar natyra e dyshimtë e pësimit të dy golave të fundit.

Goli i dytë i ndeshjes u shënua pas një keqkuptimi të portierit Orges Shehi me mbrojtësin Bajram Jashanica, i cili në mënyrë të pashpjegueshme hezitoi në veprim, duke bërë që sulmuesi kundërshtar t’i kalojë të dy, si atë, ashtu edhe portierin Shehi, duke shënuar lehtësisht. Edhe goli i tretë erdhi gjithashtu me pikëpyetje të mëdha për mbrojtjen e Skënderbeut.

Asnjë nga futbollistët e Skënderbeu nuk markoi qoftë edhe një kundërshtar, ashtu siç nuk shkuan për t’i ndaluar topin atij që e kishte në zotërim jashtë zonës. Pasi u pasua për sulmuesin në qendër, ai ishte i pashqetësuar deri kur gjuajti dhe realizoi. Pati një rënie shumë të ndjeshme të ritmit në minutat e fundit, ku binte në sy mungesa e markimit apo dëshira për të mbrojtur e futbollistëve kundrejt kundërshtarëve.

Si përfundim, historia e dyshimtë e klubit duhet marrë në konsideratë. Sidomos për shqetësime mbi ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Zagrebit më 25/08/2015 dhe Krusaders më 21/07/2015, ashtu si edhe ajo e Ligës së Europës ndaj Sportingut të Lisbonës më 22/10/2015. Këto ndeshje kanë pasur mënyrë të njëjtë përfitimi nga bastet, me gola që shënoheshin në minutat e fundit, çka tregon të njëjtin stil manipulimi.

– Baste ekstremist të dyshimta se do të shënoheshin të paktën tre gola, dy prej të cilëve në fund.

– Baste po aq të dyshimta se Skënderbeu do të humbiste me të paktën dy gola diferencë.

– Paraqitje ekstremisht e dyshimtë e lojtarëve, sidomos e Bajram Jashanicës.

– Histori e dyshimtë e klubit.

Si përfundim, ka prova me tepricë që kjo ndeshje është manipuluar për qëllim përfitimi nga bastet, në mënyrë të saktë dhe të organizuar.” (D.D/Shuplaka)

VIDEO E NDESHJES:

https://www.youtube.com/watch?v=9HgyjqfEGUA&feature=youtu.be

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”982″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: lokomotivndeshjeruseskenderbeutrukim
Pas

Greqia dënon ushtarët që bënë shqiponjën, Berisha: Akt albanofobik!

Para

Galaxy S8 prezantohet në muajin Mars, zbuloni risitë

Para
Galaxy S8 prezantohet në muajin Mars, zbuloni risitë

Galaxy S8 prezantohet në muajin Mars, zbuloni risitë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.