Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian për financimet në bujqësi në Shqipëri.
Panariti pohon se bujqësia në vendin tonë zë 21% të prodhimit të përgjithshëm bruto, por merr vetëm 0,45 % te tij. Teksa shton se LSI nuk mund të pajtohet me këtë masë financimi të paraqitur në programin e qeverisë.
“Raporti me i fundit i Komisionit Europian, deshmon per financimin mjeran me fonde buxhetore te Bujqesise ne Shqiperi. Shifrat nuk kane nevoje per koment. Shqiperia 3 euro/ha, Mali i Zi, 23 euro /ha, Bosnia 31 euro /ha, Kosova 45 euro /ha, Maqedonia 145 euro, /ha. Ironia qendron ne faktin se Bujqesia te ne ze 21%te prodhimit te pergjithshem bruto te vendit por merr vetem 0,45 %te tij. Prandaj nuk mund te pajtohemi kurrsesi me kete mase financimi te paraqitur ne programin e qeverise”,shkruan Panariti.
(S.SH/Shuplaka)