14:42 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

08:08 | 16/06/2025
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sëmundjet, që qëllimisht nuk trajtohen

Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.

Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë. Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.

Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.

Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.

Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social. Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.

Mosperputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.

Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.

BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.

Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./Monitor

Pas

Izraeli: Kemi goditur qendrat komanduese të Forcës Quds të Iranit! Aty përgatiteshin sulmet ndaj nesh

Para

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Para
Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

 



Të Fundit

Elbasan/Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre pas arratisjes së një të ndaluari

Zyrtari rus: Moska ka dorëzuar trupat e vdekur të 6,060 ushtarëve ukrainas

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Erdogan telefonon Putinin: Duhet një zgjidhje diplomatike, Irani të kthehet në tryezën e negociatave

Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki!

Replikat/ Noka: Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin! Spiropali: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

Vrasja e Artan Cukut në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon, pritet hedhja e shortit në GJKKO

“Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini. Spiropali: S’njihni të drejtat e njeriut

“Gënjyet që ishit në Ukrainë”/ Bardhi përplaset me Spiropalin: Mbyllët Kuvendin që të hanit drekë në Greqi! Kryeparlamentarja: Vijo tani më ndiq në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.