Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu, ka komentuar raportin e OSBE OHDIR për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas tij konfirmuan akuzat e opozitës për masakrën zgjedhore.
“25 Prilli ishte një masakër zgjedhore, raporti i ODHIR ishte vula e turpit për zgjedhjet. Në 25 Prill u krye vjedhja më e madhe e votave në pluralizëm.
Gjendemi përpara një paradoksi, që partnerët ndërkombëtarë kërkojnë hetimin e krimeve zgjedhore, dhe në të njëjtën ditë lirohen nga burgu anëtarët e bandës së Shijakut, të akuzuar për blerjen e votave në Dibër, që ishte dhe shkak i krizës politike. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i dhunuesve të zgjedhjeve, është mision parësor i drejtësisë që të bëjë detyrën e saj, pasi vota e lirë është parësore.
Raporti i ODHIR konfirmoi se 25 Prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, një pushtet që buron nga zgjedhjet e blera nuk prodhon dot asgjë më shumë se korrupsion, largim jashtë vendit të shqiptarëve.
Këta nuk kanë zgjidhja, këta duhet të hapin rrugën për të bërë zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Basha.