04:05 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

07:32 | 17/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB.

Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.

Komisioni po ashtu tha se vala e sulmeve ruse në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga tetori i kaluar, ka bërë që miliona persona në Ukrainë të mbesin pa rrymë apo ngrohje në periudha të gjata kohore gjatë dimrit. Kjo sipas këtij komisioni mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Në raportin e komisionit u tha se sulmet ndaj infrastrukturës duhet të hetohen më tej.

Komisioni, që ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, përbëhet nga tre ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut. Ky komision u themelua gjatë një debati urgjent që u mbajt pas nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Raporti bazohet në qindra intervista, imazhe satelitore dhe vizita në qendrat e ndalimit dhe varreza. Aty përmendet se përdorimi i armëve shpërthyese nga forcat ruse në zonat e populluara është një prej shkaktarëve kryesorë të viktimave civile, që ka treguar “një mospërfillje ndaj dëmtimit të civilëve dhe shkaktimit të vuajtjeve”.

Raporti tha se anëtarët e Komisionit “janë tronditur nga niveli i madh i shkatërrimit” që panë gjatë vizitave të tyre në terren.

Në raport janë identifikuar një “sërë” rastesh të përdhunimit dhe dhunës seksuale nga autoritetet ruse në zonat që kanë marrë nën kontroll.

Dhuna seksuale është kryer gjatë vizitave shtëpi më shtëpi dhe gjatë ndalimit të paligjshëm të viktimave.

“Dhuna seksuale, që përbën torturë, dhe kërcënimi ndaj këtyre grave dhe burrave kanë qenë aspekte të rëndësishme të torturës së kryer nga autoritetet ruse”, u tha në raport.

Transferimi dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi “përbën krim lufte”, tha raporti, duke shtuar se shumë fëmijë nuk mundën të kontaktonin me familjarët e tyre dhe “mund të kenë humbur përgjithmonë kontaktin me ta”.

Vonesat në procesin e riatdhesimit të civilëve mund të përbëjë po ashtu krim lufte, u tha në raport.

Komisioni po ashtu “ka dokumentuar një numër të vogël të shkeljeve të kryera nga forcat e armatosura ukrainase, përfshirë sulmet pa dallim dhe dy incidente janë cilësuar si krime lufte kur të burgosurit rusë të luftës janë qëlluar, plagosur dhe torturuar”, u tha në raport.

Rekomandimi kryesor i komisionit është që “të gjitha shkeljet dhe krimet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, qoftë në nivelin kombëtar apo ndërkombëtar”.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer mizori apo ka shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht se dëshmi të shumta që mbështesin këto akuza. REL

Pas

“Në punë duhet të keni kujdes”, parashikimi i yjeve për sot, e premte 17 mars 2023

Para

Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Para
Kushte të qëndrueshme atmosferike, ky është moti për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.