14:51 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Raporti i OSBE/ODIHR, reagon Ambasada e SHBA-së: Nxisim qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it

17:11 | 03/10/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasada amerikane uron besimtarët për Krishtlindje: Një vit të ri të lumtur dhe të begatë!

Ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA-së ka reaguar për gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ambasada ka mirëpritur këtë raport mbi disa nga përmirësimet në fusha të caktuara, por edhe mangësitë që janë pikasur nga raporti.

Me rëndësi për ambasadën është që qeveria, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e këtij raporti, në lidhje me keqpërdorimet e buxhetit shtetëror apo akuzat për shit-blerje votash.

Gjithashtu e nevojshme është zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes dhe mbështetjen e gazetarisë së pavarur.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

🇦🇱 Ambasada e SHBA mirëpret raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit që përshkruan fushat me përmirësim të vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Shtetet e Bashkuara nxisin qeverinë, partitë politike dhe institucionet shtetërore të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat përfshijnë keqpërdorimin e burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit. Raporti theksoi gjithashtu nevojën për të siguruar zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit në mënyrën e duhur, dekriminalizimin e shpifjes, si dhe mbështjetjen e gazetarisë së pavarur. Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.

Etiketa: ambasada e SHBADavid WisnerOSBE/ODHIRZgjedhjet e 14 majit
Pas

7 ditë pas sulmit në veri, AKB thotë se Kosova humbi 20 milionë euro qarkullim

Para

Raporti për vendoret e 14 majit, Delegacioni i BE-së: Zgjedhjet ishin të mirëadministruara, por pati akuza për blerje votash

Para
“Kemi hyrë në një fazë të re”, Soreca: Arrestimet dhe dënimet në nivelet e larta, duhet të vazhdojnë

Raporti për vendoret e 14 majit, Delegacioni i BE-së: Zgjedhjet ishin të mirëadministruara, por pati akuza për blerje votash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

SHBA rrëzon programin bërthamor iranian, njofton Sekretari i Mbrojtjes

Sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, reagon Papa Leone XIV: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, lufta lë plagë të thella

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.