Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25-qershorit.
Sipas saj “Fakti, ajo që qartazi është shkruar në raport, është që zgjedhjet e 25 qershorit u zhvilluan nën presionin e kriminelëve (si kandidatë apo mbështetës), nën presionin e administratës publike dhe mbi të gjitha se vota është blerë masivisht”, shkruan Mehmetaj.
REAGIMI I PLOTË:
Kryeministër që nuk di të lexojë, apo kryeministër që fshihet pas gishtit?
Shumë i hidhur doli për kryeministrin Rama raporti i OSBE/ODIHR, aq i hidhur sa nxitoi pa marrë mirë frymë të dalë në parlament e të gënjejë pafytyrësisht për përmbajtjen e tij.
Vetëm e vetëm që të kapte ndonjë titull pozitiv portali para se të
gjithë të njiheshin me raportin, tha të vetmen fjali që mund të konsiderohet disi pozitive në të gjithë dokumentin e nxirë nga kritikat.
Fakti, ajo që qartazi është shkruar në raport, është që zgjedhjet e 25 qershorit u zhvilluan nën presionin e kriminelëve (si kandidatë apo mbështetës), nën presionin e administratës publike dhe mbi të gjitha se vota është blerë masivisht.
Po si nuk doli kokëulur përpara shqiptarëve ky kryeministër i zi e të kërkonte falje, por vazhdon me fasadat e tij me ngjyra që tashmë janë shplarë. Shqiptarët nuk do e falin që vazhdon të cënojë demokracinë e këtij vendi.
Disa paragrafë nga raporti:
-The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.
-Concerns ëere noted about possible intimidation by groups of party activists in and around voting centres.
-The campaign started off peacefully, but later a number of violent incidents occurred
-Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.
(S.SH/Shuplaka)