Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij të supozuar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, nëse ai nuk do të ishte zgjedhur si president i SHBA-së nëntorin e 2024.
Kështu thuhet në një raport të prokurorit të posaçëm, Jack Smith, të publikuar nga mediat amerikane.
“Pikëpamja e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së sipas së cilës Kushtetuta ndalon ngritjen e aktakuzës dhe ndjekjen penale të një presidenti është kategorik dhe nuk varet nga ashpërsia e krimeve të pretenduara, fuqia e provave të qeverisë ose meritat e akuzës, Zyra i mbështet plotësisht”, thuhet në raport.
Ndërkohë më tej theksohet se në qoftë se nuk do të ishte zgjedhur Trump dhe rikthimi i tij i afërt në presidencë, Zyra e Prokurorit të Posaçëm vlerëson se provat e pranueshme do të ishin të mjaftueshme për të marrë dhe mbështetur një dënim në gjyq, shkruan La Repubblica.