14:13 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Raporti i teknikëve, Basha: Vota u ble, ministrat u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime

11:11 | 18/08/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rritja e çmimit të ujit të pijshëm veprim kriminal”, Basha thirrje këshilltarëve bashkiakë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të ministrave teknikë. Basha thotë se raporti vërtetoi edhe njëherë tjetër se zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.

Kreu i PD-së vijon më tej duke thënë se Ministrat teknikë u sabotuan nga Rama duke u lënë pa mbështetje dhe pa fonde.

”Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare.

E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit”, shprehet ndër të tjera Basha.

REAGIMI I PLOTË I BASHËS: 

Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.

Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave. Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike.

Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare. E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Pasojat e 25 qershorit po ndihen çdo ditë. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve por shitblerjen masive të votës dhe përdorimin e kontigjentit kriminal dhe parave të drogës të cilët janë sot varrmihësit e demokracisë së brishtë shqiptare.

Partia Demokratike respektoi lirinë dhe vullnetin e zgjedhësve dhe nuk u përfshi në asnjë përpjekje për ndikimin apo manipulimin e votës në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Partia Demokratike zhvilloi një fushatë qytetare të frymëzuar nga njerëzit dhe të përqëndruar tek njerëzit, nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike dha një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe për vendin duke vendosur standardin që duhet të përqafojnë të gjithë partitë politike për fushatat elektorale nëse duam që në vend të ketë demokraci dhe pushtet të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.

Reformimi thellësor i sistemit zgjedhor, përfshi votimin dhe numërimin elektronik, është prioritet i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike qëndron e palëkundur në bindjen e saj se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve; për të garantuar të drejtat e individit dhe kontrollin demokratik të pushtetit nga opozita; për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas. Demokratët janë të vendosur për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike për të ardhmen e vendit.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë, duke filluar me vetëdijësimin se shkelja dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është jo vetëm dhunim i një të drejte themelore njerëzore dhe politike, por edhe shkaku kryesor i keqqeverisjes dhe arrogancës politike që vuan vendi ynë prej kohësh.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

Shifrat e INSTAT, shpërthen Vasili ndaj qeverisë: Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët

Para

Nis pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit publikon masat e marra

Para
Nis pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit publikon masat e marra

Nis pelegrinazhi në "Malin e Tomorrit", policia e Beratit publikon masat e marra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gonxhja: Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, tregojnë se me programin tonë ja kemi dalë

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Lezhë/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

Emigrantët/ Rama: Modeli Meloni, testimi doli me sukses

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.