Pas publikimit të raportit për drogën nga ana e CIA-s ku thuhej se vendi në mbetej gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit, madje sipas raportit Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore, ka reaguar Dritan Kaba, këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI-së.
Kaba ironizon duke e quajtur raportin “delitant”, sepse prodhimi ka qenë aq I madh në vend sa nuk kemi pasur nvojë të importojmë. (në raportin e CIA-as thuhej nse Shqipëria kalon kokainë nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore)
Kaba e mbyll postimin e tij ironizues duke thënë se me krenari mund të themi se jemi të parët në Europë.
POSTIMI I KABËS:
HAJDE CIA HAJDE!
Pas ketij raporti e kuptoj se shkoi cdo gje keq me Pranveren Arabe, me Sirine, pse u krijua ISIS dhe plot te tjera.
Po cfare pune kemi Ne me hashashin e Azise, Ne nuk dime ku te cojme tonen kjo CIA na thote eshte hashash i “jashtem”. Perkundrazi, hashashi shqiptar pervec me para behet edhe me klering ne Maqedoni, japin hashash e marrin heroine dhe kokaine.
Hajde CIA hajde. Nuk kisha lexuar raport ne diletant ose te shitur se keto rradhe.
Nuk ka femije qe te mos e dije qe prodhimi ka qene aq I madh sa nuk ka nevoje per import.
Mund te themi me krenari qe ne kete fushe jemi te paret realisht ne Evrope.
(B.H/Shuplaka)