Deputeti i PD-së Genc Strazimiri ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka komentuar të dhënat e raportit italian të drogës, sipas të cilit Shqipëria quhet një vend origjine droge. Strazimiri tha se kjo qeveri e ka njollosur keq imazhin e vendit dhe ka qenë palë me kriminelët.
“’Raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se grupet kriminale shqiptare kanë dalë në pah edhe për trafikun e kokainës, vërteton atë që kemi thënë dhe më herët, se nga kanabisi është kaluar tek kokaina dhe se qeveria e Edi Ramës është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri! Duke përdorur brutalitetin dhe paranë e tyre pistë të drogës, Rama mban pushtetin, pasurohet dhe pastron në ekonomi paratë e drogës”, tha Strazimiri.
‘’Me paratë e drogës qeveria po financon zgjedhjet, është vetë qeveria e Ramës ajo që është kthyer në një organizatore të krimit të organizuar. Qeveria vazhdon që të gënjejë popullin. Lufta me krimin e organizuar është një luftë e madhe.
Pyetja është kjo, nëse një qeveria është organizat kriminale, e tëra nga polici më i fundit, tek minisitri, dy ministra, të përfshirë në trafik droge çfarë mund të bëjë prokuroria?
Ky është një shtet i kapur, ligji vepron nëse provokohet nga pushteti.Ndërsa prokuroria është e kënaqur me raportin që ka nxjerrë.
97% të pyetjeve që iu bënë ditën e djeshme Porkurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut u përgjigje me : “Nuk e di”.
E gjithë kjo sipas deputetit të PD-së, vjen nga krimi i organizuar dhe kapja e pushtetit nga droga.
(E/V/Faxweb.al)