Draft raportin e Komisionit të Venecias ish-deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e shikon si një çështje të komplikuar përmbajtja e të cilit sipas saj, nuk i shkon përshtat një institucioni kaq të rëndësishëm.
Duke i konsideruar qëndrime të tilla të institucioneve ndërkombëtare përfshirë edhe ambasadat, si eksperimente me Shqipërinë dhe shqiptarët, Dodaj tha në studion e lajmeve të Fax News, se kjo duhet të marrë fund.
“Kur flasim për emra të mëdhenj apo për institucione të tilla të rëndësishme duhet të jemi serioz, por kur flasim për raportin që ka pasur shkelje por jo precedent për shkarkim, kjo është gjuhë Ezopit.
Të thuhet se nga njëra anë ka shkelur Kushtetutën dhe nga ana tjetër nuk përbën precedent për shkarkimin e Presidentit, kur është fare e thjeshtë të thuhet, ose ka shkelur Kushtetutën ose nuk e ka shkelur. Nuk përbën një opinion që i shkon për shtat një institucioni të tillë. Përfshirë pastaj edhe faktin se ende nuk ka një opinion zyrtar, pasi ai zbulohet ma datë 10 publikohet me datë 27 ndërsa zyrtarisht pritet të dalë me datë 29 shtator. Është e mbuluar e gjitha me një mungesë serioziteti të një institucioni që është i rëndësishëm, pasi nuk u arrit të preket OSBE/ODHIR, arritën që krizat e brendshme të futen duart në një institucion kaq të rëndësishmë. E kuptoni që kjo mënyra krejt jo serioze e të trajtuarit të gjërave me Shqipërinë, për ta bërë Shqipërinë një eksperiment teorish të ndërkombëtarëve duhet të marri fund”.
Duke e komentuar më në detaje këtë draft raport mbi opinionin e Komisionit të Venecias për dekretin e datës 8 qershor të Presidentit, Doda tha:
“Trajtonte mënyrën e të shprehurit kur fliste për klimën politike dhe për gjithçka tjetër. Presidenti e ka shpjeguar se dy shtyllat kryesore janë, uniteti të popullit dhe zbatimi i Kushtetutës, diçka të cilën raporti e thekson. Kemi ca ambassador që fshehin kokën si struci kur duhet të flasin dhe flasin kur duhet të heshtin. Kush janë këto që e ndajnë, ata duhet të flasin për bazat e demokracisë në vend, për demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Kemi pasur zgjedhje të lira? Jo”.
Doda foli në Fax Neëw edhe për votimin e kërkesës ne Bundestagut Gjerman ndaj hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke i konsideruar kushtet si shtesë të atyre ekzistuese, por që sipas saj thelbi i tyre qëndron në zgjidhjen e krizës në vend.
“Mendoj se prej disa vitesh jetojmë një histori që përsëritet. Vendimi i Bundestagut ishte një vullnet shumë i mirë por vjen në një moment të një krize evidente dhe thelbi i këtij raporti qëndron në zgjidhjen e krizës. Edhe raporti ngre këtë lloj shqetësimi ku shtron pyetjet do e bëni këtë reformë, por si do ta implementoni dhe zbatoni. Shqetësimet janë vërtetë problemet e sotme në Shqipëri ku nuk ka zgjedhje të lira, ka mosfunksionim të drejtësisë dhe institucioneve të tjera. Ka të bëjë mbi të gjitha mbi alarmin dhe që ne nuk e themi, krizën demografike. Nuk i rikuperojmë dot çfarëdo që bëjmë që të kthejmë gjysmë milioni njerëz që kanë ikur nga vendi. Sot thonë se do rregullojmë një ligj që do i zëvendësojmë me të huaj këta shqiptarë, dhe ky është kulmi pasi nuk ka asnjë bazë ligjore. Një tërmet të tillë demografik vetëm babloku i madh mund ta bëjë pasi bëri gjithçka deshi me drejtësinë, me kuvendin.
Kushtet janë shtuar përveç atyre që kanë qenë dhe besoj se janë reale ku me gjithë lobimet e ndryshme Europa do të mbetet besnike ndaj standarteve të saj”, tha Doda.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/453316845392612/
(F.GJ/FAXWEB.AL)