Katër zyrtarë të ish-Komunës Ishëm u vunë dje në prangat e Policisë. Mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve si dhe shpërdorimit të detyrës, duke abuzuar me tokat në bregdet.
Po si erdhi arrestimi i tyre?! Ka qenë një raport i KLSH-së ai që ka zbardhur gjithka.
Ish Komuna Ishëm jep me qera plazhet duke u bazuar në VKM e miratuar një vit më pas….
Gazetarja e ”Fax News” Elitjona Doko ka arritur të zbardhë pak ditë më parë auditimin e ushtruar për komunat dhe Bashkitë të cilat me ndryshimet e reja Administrativo-territoriale, pas vitit 2015, u shkrinë. Me misionin “të marrim” çtë gjejmë se do shkrihemi si struktura, dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të shtetit kapin shifra marramëndëse monetare.
Po ashtu shfrytëzimi i dhënies me qera të hapsirave publike, kryesisht atyre plazhe janë kryer në procedura flagrante ligjore. Ish Komuna Ishëm ka dhënë 10 leje me qera duke u bazuar në një VKM që miratimi ka kaluar një vit pas lidhjes së këtyre kontratave, i cili kohështirjen e përcakton deri në 3 vjet dhe jo 10 vjet sic dhe kanë proceduar këto ish funksionarë shtetërore.
Por, siç ndodh rëndomë në ndryshime të tilla rrënjësore, që më së shumti konsiderohen si “politike” dhe natyrisht drejtuesit “mbrojnë” njëri -tjetrin politikisht, që tu bashkohen si aleatë në vijimësinë politike, pavarsisht dëmit, nuk pritet ndonjë masë e rëndë ligjore ndaj ish drejtusëve të komunave apo bashkive qofshin ato. Konkretisht në raportin e Kontrollit të lartë të shtetit, që mban datën 20.12.2017, drejtuar Bashkisë Durrës, me nr. 1108/5, në shkresën me titull “Dërgohet raporti përfundimtar dhe rekomandimet”, drejtuar kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, thuhet se , :
“ Nga auditimi i ushtruar në subjektin “Njësitë vendore Manëz, Sukth, Ishëm, Katund i RI dhe Rrashbull”, sot njësi administrative Bashkia Durrës, në bazë të programit të auditimit nr. 775/3 prot, datë 24.07.2017 dhe shtesës nr,775/5, datë 06.10.2017 të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2013 deri në datën 31.07.2015, u konstatuan veprime ose mosveprime në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore në fuqëi, nga të cilat kanë ardhur pasoja me ndikim të dukshëm në menaxhimin dhe mirëfunksionimin e institucionit, duke cenuar intresat publike apo ato shtetërore të garantuara me ligj, të cilat janë trajtuar hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, bashkëlidhur kësaj shkrese. Bazuar në nenet 6, 15, 25, dhe 30, të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014, “ Për organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë ët Shtetit” si dhe Vendimin nr.181, datë 20.12.2017, të Kryetarit të KLSH-sëq, për përmirësimin e gjendjes, ju rekomandojmë zbatimine masave të mëposhtme:
A.Masa organizative
1.Gjetje nga auditimi: “Në auditimin e Taksave dhe Tarifave vendore në 5 ish Njësitë Administrative (Sukth,Manëz, Katund i RI, Rrashbull dhe Ishëm), rezultoi se dorëzimi i regjistrave të taksave në Bashkinë e Durrësit , nuk është kryer brenda vitit 2015, process i cili ka përfunduar gjatë vitit 2016. Gjtihashtu, në kontabilitetin e Bashkisë Durrës, nuk janë evidentuar detyrimet debitore për taksa dhe tarifa vendore në fund të vitit 2015 për shumën 69, 355 mijë lekë(Trajtuar në faqen 139-141, të Raportit përfundimtar të Auditimit).
1.1, Rekomandimi: Sektori i Regjistrimit në bashkëpunim me Sektorine Borxhit në Drejtorinë e Taksave e Tarifave vendore, Bashkia Durrës, të marrë masa për kontabilizimin dhe ndjekjen e procedurave përkatëse për periudhën viti 2013 deri në fund të 30.06.2015. (Më mbylljen e pasqyrave financiare viti 2017)
Gjetje nga Auditimi: Në auditimin e dosjeve të procedurave të prokurimit në ish Njësitë Vendore (Sukth,Manëz, Katund i RI, Rrashbull dhe Ishëm), u konstatua se dosjet nuk janë inventarizuar dhe të numëruara, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” dhe aktet ligjore në zbatim të tij dhe me përcaktimin në nenin 4/26, të ligjit 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit public”, kreu 111, “Regjistri i aktiveve dhe dekumentimi i lëvizjes së tyre”, pika 36(trajtuar në faqen 53-127, të Raportit Përfundimtar të Auditimit).
2.1. Rekomandimi:Bashkia Durrës, nëpërmjet strukturave përkatëse të marrë masa për inventarizimin e numërimin e plotë të tyre dhe dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të procedurave të prokurimit (dosjet e procedurës dhe të zbatimit), sipas kërkesave të VKM-së, nr.510, datë 10.06.2015, “Për miratimin e procedurave të transferimit e të drejtave dhe detyrimeve, të personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe të çdo dokumenti tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrative-territorial”.
3.Gjetje nga auditimi: Në ish-Komunën Ishëm janë lidhur 10 kontrata për dhënie me qera të hapësirës publike për plazh me rërë me kohëzgjatje 10 vjet, nga e cila në vitin 2013-të, një sipërfaqe prej 12446 m2, në vitin 2014 një sipërfaqe prej 35670 m2 dhe në vitin 2015-të një sipërfaqe prej 32970 m2, (pasqyra aneks 4, bashkëlidhur raport auditimit), veprim në kundërshtim me VKM nr.367, datë 18.05.2016, “Për miratimin e Rregullores”.
Njoftimi për mediat:
Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, bë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:
1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar 248, 248 – 25 dhe 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 43 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në
Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar 248 – 25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 42 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post