04:29 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

09:31 | 14/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fushatën që lamë pas në muajin Qershor. Kështu Drejtoria Juridike e KQZ, në një relacion të përgatitur për anëtarët e KQZ, konstaton se edhe Partia Socialiste nuk ka deklaruar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike.

“Gjithashtu referuar opinionit të ekspertëve të licencuar, në lidhje me shpenzimet e fushatës rezulton se Partia Socialiste nuk ka deklamuar shpenzimet për zhvillimin e fushatës të kandidatëve të saj apo për materiale propagandistike në zyrat elektorale në kundërshtim me nenin 24/3, pika 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017.

Mosdeklarimi i shpenzimeve të fushatës për kandidatët konsiderohet mosdeklarim i shpenzimeve të partisë politike”, thuhet në relacionin e KQZ. Në relacion konstatohet se mitingjet e PS në disa bashkia kanë kushtuar më shumë se sa ka deklaruar ky subjekt politik. “Nga shqyrtimi i rezultatit të monitorimit për aktivitete e zhvilluara nga Partia Socialiste në:

Bashkinë Sarandë, datë 17.06.2017, Bashkinë Fier datë 19.06.2017, Bashkinë Kashar, datë 19.06.2017, Bashkinë Paskuqan, datë 20.06.2017, Bashkinë Gramsh datë 20.06.2017, Bashkinë Durrës datë 21.06.2017, Bashkinë Kavajë, datë 22.06.2017, Bashkinë Tiranë, datë 22.06.2017, rezulton se të dhënat e deklaruara për shpenzimet e aktiviteteve nga monitori mi me të dhënat e deklaruara nga partia politike, kanë mospërputhje”, vijon relacioni.

Nga ana tjetër, në relacion thuhet se nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Librazhd është evidentuar afishim i materialeve propagandistike ne kundërshtim me Nenin 24/2, pika 5 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017. Në Bashkinë Tepelenë (4 zyra), Bashkinë Memaliaj (1 zyrë), Bashkinë Përmet (1 zyrë), Baskinë Dropull (1 zyrë), nga monitorimi i ekspertit kontabël rezulton se numri i zyrave elektorale, është më i madh (në total 7 zyra) se numri i zyrave elektorale të cilat Partia Socialiste ka deklaruar ne Raportin Financiar dhe ka të justifikuar me dokumentacionin financiar.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramafushata zgjedhoreramazgjedhjet
Pas

Nga Irma Libohova te Ardit Gjebrea, si dukeshin fëmijë artistët e njohur (FOTOT)

Para

Flet mjeku i Enverit: E vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilirit

Para
Flet mjeku i Enverit: E vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilirit

Flet mjeku i Enverit: E vërteta e ngacmimit seksual ndaj Teutës, nuses së Ilirit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.