Ish-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reguar në lidhje me raportin më të fundit të “Moody’s” që flet për ulje të investimeve të huaja në Shqipëri.
Sipas Vasilit, kryeministri Rama nuk e vret mendjen për këtë punë, pasi ai ka interesa afatshkrutra dhe personale.
Ndërkohë që shton se kryeminsitri nuk flet asgjë mbi të ardhmen e ekonomisë shqiptare e se ç’masa duhen marrë që Shqipëria të jetë atraktive për të huajt.
Reagimi i plotë:
Moody’s, gjiganti botëror i vlerësimit financiar paralajmëron rënien e madhe të investimeve të huaja në Shqipëri, që në fakt ka filluar rritjen e pashmagshme e të madhe të inflacionit dhe një gjendje të trazuar të financave dhe ekonomisë së vendit në katër vjetët që vijnë.
Këto shqetësime janë madhore dhe me pasoja shumë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe të ekonomisë me pasoja që do të përplasen mbi qytetarët.
Shkollëpaktit kryeministrit tonë nuk krijon shqetësim kjo, sepse nuk kupton asgjë nga ekonomia me aq shkollë sa ka, vizioni i shkon deri një ditë me pas dhe asnjë orë me shumë, interesin e vet ka rëndësi ta ketë në rregull dhe në çdo rast dihet që do ikë dhe do jua lerë fatkeqësinë pas shqiptarëve.
Ndaj, nuk flet asgjë kryeministri ynë për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë që është shumë e rrezikuar.
Nuk flet :
-ç’projekte të huaja do të vijne në Shqipëri,
ç’masa duhen marrë që Shqipëria të jetë atraktive për të huajt,
-ç’hapësira fiskale, administrative ligjore duhen për të ndryshuar këtë moçal demotivues për investimet e huaja.
Por edhe Moody’s kujt i flet, me kë lodhet, shkollëpaktit kryeminister s’ia ndjen hiç, të tijat….në rregull i ka.
(S.SH/Shuplaka)