Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social “CLRSD” ka përmbyllur monitorimin programeve politike të secilës prej partive që përfaqësohen në Parlament, projekt i mbeshtetur nga fondacioni suedez “The Olof Palme International Center” .
Fokusi i këtij studimi ishte monitorimi i nivelit të përfshirjes së punës së denjë dhe katër komponentëve të saj në axhendat dhe dokumentet politike përpara dhe gjatë fushatës elektorale referuar planeve për 4 vitet e ardhshme.
Në rapor theksohet se forcat politike kryesore nuk i kanë të përfshirë në programin e tyre dy nga 4 komponentët e punës së denjë, Dialogu social dhe të drejtat e punëmarrësve nuk gjenden në këto dokumente programore politike të forcave kryesore.
CLRSD angazhohet që të lobojë pranë qeverisë së re që brenda vitit të parë të saj, të bëhet e mundur firmosja e Paktit Global për Punën e Denjë.
DEKLARATE PER SHTYP
Raporti per programet politike, CLRSD: Lobim pranë qeverisë së re per firmosjen e Paktit Global për Punën e Denjë
Tiranë- Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social “CLRSD” ka përmbyllur monitoriminprogrameve politike të secilës prej partive që përfaqësohen në Parlament. Fokusi i këtij studimi ishte monitorimi i nivelit të përfshirjes së punës së denjë dhe katër komponentëve të saj në axhendat dhe dokumentet politike përpara dhe gjatë fushatës elektorale referuar planeve për 4 vitet e ardhshme.
Si një prej elementëve kyç të garantimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe reduktimit të varfërisë, puna e denjëpërbëhet nga komponentët e punësimit, mbrojtjes sociale, të drejtave të punëmarrësve dhe dialogut social.
Shqipëria konsiderohet se është në fazat e para të zhvillimit përsa i takon axhendës së punës së denjë. Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për vitin 2015 thekson qartësisht se qeveria duhet të bëjë më shumë për të promovuar punësimin, shëndetin në punë,çështjet e sigurisëdhe të drejtat e punëmarrësve.
Nga leximi i programeve dhe manifesteve politike të publikuara të partive, konstatohet se forcat kryesore e kanë të përfshirë punën e denjë. Megjithatë, ato kanë tendencën të adresojnë vetëm dy prej katër komponentëve përbërës të punës së denjë: punësimin dhe mbrojtjen sociale. Dialogu social dhe të drejtat e punëmarrësve nuk gjenden në këto dokumente programore politike të forcave kryesore.
Partia Socialiste e ka përfshirë në nënkapitull të veçantë politikën e punësimit dhe mbrojtjes sociale. Ajo fokusohet më shumë në rolin që Arsimi dhe Trajnimi Profesional mund të luajë në ngushtimin e diferencës mes asaj çka kërkon tregu i punës dhe asaj çka punëmarrësit ofrojnë. Gjithashtu, kjo parti e sheh mbrojtjen sociale, më së shumti në formën e programeve të mbështetjes me para në dorë si detyrim primar i qeverisë në drejtim të grupeve vulnerabil dhe tëpunëkërkuesve të papunë.
Partia Demokratike fokuson programin e saj tek promovimi i punësimit. Nëkontrast me Partinë Socialiste, ajo e shikon punësimin si një derivat të mirëfunksionimit të ekonomisë së tregut dhe jo si një përgjegjësi direkte të qeverisë. Në këndvështrimin e Partisë Demokratike, mënyra më e mirë për të promovuar punësimin është të ulësh nivelin e taksimit për sipërmarrjen. Megjithatë, programi përmend dhe nevojën për mbrojtjen sociale si një mekanizëm qëi jep drejtim dhe rasteve të dështimit të tregut. Partia Demokratike gjithashtu nuk përmend ndonjëgjë që ka lidhje me dialogun social apo të drejtat e punëmarrësve.
Lëvizja Socialiste për Integrim e kishte punësimin si shtyllën kyçe të programit politik. Në të i jepet rëndësi e madhe përgjegjësisë që ka qeveria për të garantuar mundësinë e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë. Gjithashtu, nënvizohet roli i mbrojtjes sociale, solidaritetit social si detyrat kryesore të shtetit si edhe,ndonëse shkurtimisht, flet për të drejtat e punëmarrësve.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjithashtu e përmend punësimin dhe mbrojtjen sociale në programin politik. Megjithatë, i sheh të dy këta komponentë të lidhur me çështjet e qeverisjeve lokale dhe jo çështje për tu adresuar si kryesore nga qeverisja qendrore.
Partitë e tjerë e përmendin shumë rrallë punësimin dhe asnjëherë komponentët e tjerë. Në konkluzion, asnjë prej partive të monitoruara nuk e parashikon në dokumentet programore konceptin e plotë të punës së denjë me të katër komponentët e saj.
Faza e parë e monitorimit përfshiu periudhën 18 Prill deri në 24 maj 2017 që konsiderohet si prag fushatë. Faza e dytë përfshiu pjesën e plotë të fushatës zgjedhore.
Partia Socialiste e rriti vëmendjen dhe diskutimin e saj publik për punësimin dhe mbrojtjen sociale gjatë fushatës zgjedhore. Ndryshimi cilësor në këtë diskutim krahasuar me periudhën para fushatës, qëndron në fokusimin më së shumti tek mbrojtja sociale se sa tek punësimi. Periudha kur është adresuar më së shumti është ajo e dy javëve të para të fushatës. Mbrojtja sociale mbetet çështja kyçe e adresuar nga Partia Socialiste në kuadër të punës së denjë ndërsa punësimi mbetet në vendin e dytë. Të drejtat e punëtorëve dhe dialogu social nuk gjetën vend në artikulimin publik as gjatë fushatës, njësoj si në periudhën para saj.
Partia Demokratike e zgjeroi ndjeshëm përdorimin e punës së denjë në fjalimet politike të fushatës krahasuar me prag fushatën. Njësoj si në rastin e Partisë Socialiste, përmendjet më të shumta janë kryer në dy javët e para të fushatës ndërsa ndryshe nga PS, demokratët përqendrohen më shumë tek punësimi se sa tek mbrojtja sociale. Të drejtat e punëmarrësve dhe dialogu social sërish nuk preken si çështje në artikulimin e fushatës.
Lëvizja Socialiste për Integrim ishte e vetmja forcë politike që mbajti thuajse të njëjtin nivel të artikulimit publik përsa i takon punës së denjë. Vihet re një rritje në periudhën e fushatës por jo e ndjeshme krahasuar me prag fushatën. Në të dyja periudhat, LSI ka adresuar vetëm njërin prej komponentëve të punës së denjë: atë të politikave të punësimit.
Ajo u fokusua më së shumti tek mënyrat se si qeveria mund të gjenerojë vende të reja pune për të rinjtë dhe e lë jashtë krejtësisht mbrojtjen sociale. Vetëm në një rast, në Prill, u përmend mbrojtja e punëmarrësve në një takim publik.
Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social (CLRSD) gjen rastin të inkurajojë partitë politike që të përfshijnë edhe më shumë punën e denjë në programet e tyre politike.Gjithashtu, CLRSD angazhohet që të lobojë pranë qeverisë së re që brenda vitit të parë të saj, të bëhet e mundur firmosja e Paktit Global për Punën e Denjë.
(B.H/Shuplaka)