Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Delegacioni mirëpret publikimin e këtij raporti që konfirmoi miradministrimin e zgjedhjeve. Megjithatë pati disa kontestime për blerje votash.
Delegacioni gjithashtu nxit të gjithë aktorët të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e raportit.
Reagimi i Delegacionit të BE-së:
Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash. Delegacioni i BE-së nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë.