13:40 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

18:29 | 15/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Jo vetëm procesi i vetingut, por edhe largimet prej mbushjes së moshës së pensionit, apo kërkesat për dorëheqje, kanë krijuar një boshllëk të konsiderueshëm në sistemin e prokurorisë.

Gjatë vitit 2024 nga 341 prokurorë në total, të parashikuar në organikën e prokurorive në vend, vetëm 220 të tillë kanë qenë në detyrë.

121 vende në sistem ishin vakante, gati 35 % e totalit. Shifrat shqetësuese pasqyrohen në raportin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin vitin e kaluar, i dorëzuar së fundmi në Kuvendin e Republikës.

Sipas qeverisë së prokurorëve, plotësimi i vendeve të lira në sistem ka qenë objektiv kryesor i vitit 2024, kjo edhe për shkak të ndyshimeve të shkaktuara nga zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Nga mekanizmat ligjorë për plotësimin e vakancave, me i shpeshti ka qenë ai i caktimit të përkoshëm, në 36 raste. Kjo procedurë, sipas KLP, është zbatuar për të garantuar funksionalitetin e zyrave të prokurorive, të cilat për shkak të urgjencave të krijuara, vendoseshin në kushte pamundësie për të ushtruar veprimtarinë normale të tyre.

Në 23 raste të tjera, situatës së sistemit të boshatisur i ka ardhur në ndihmë emërimi dhe caktimi në detyrë i 23 studenteve të Magjistraturës të diplomuar në vitin 2024. Ndërkohë, kur sistemi ka pasur 35 % më pak prokurorë se organika, në vitin e kaluar 19 prokurorë janë komanduar jashtë sistemit, si ndihmës-magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe anëtarë të KLP.

Në raportin e dorëzuar në Kuvend, KLP pretendon se e ka përballuar problematikën e shkaktuar nga vakancat në sistem, duke garantuar funksionalitet të secilës zyrë prokurorie. Gjatë vitit 2025 në Shkollën e Magjistraturës pritet të diplomohen 26 magjistratë të profilit prokuror.

Pas

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Para

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Para
Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

 



Të Fundit

Tiranë | Finalizohet Operacioni “Informaliteti”, Bllokohet Një Karburant në Paskuqan

Berisha: Po Dokumentojmë Farsën Zgjedhore, Protestat Do Nisin Në Shqipëri dhe Jashtë Vendit

Tragjedi në Itali: 46-Vjeçari Ndërron Jetë Pas Përplasjes me Makinë

Berisha Publikon Dëshmi për Manipulimin e Votave të Diasporës: “Një Proces i Kontrolluar Fund e Krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.