Udhëtimin e Tahirit drej Gjermaninë televizoni i parë që e raportoi ishte “Top Channel”. Ish-ministri u kthye sot pas një vizite të shkurtër për arsye familjare nga Gjermania ndërsa prokuroria dhe avokatët u shprehën se “Tahiri është njeri i lirë”.
Megjithatë Top Channel i ka dedikuar vend serioz në edicionin qëndror të lajmeve fluturimit një ditor të Tahirit në Gjermani, madje bëri edhe një grafikë të fluturimit të tij. Lidhur me këtë kronikë ka ironizuar edhe gazetari Edi Oga “Top Channel”.
“As fluturimi i Gagarinit në hapësirë nuk kishte kaq ilustrime grafike…! Kur dreqin do të mbarojë kjo telenovelë pa pikë interesi për publikun?!”, shkruan Oga. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post