Pas raportit të Agjencisë Qëndrore të Zbulimit (CIA), ku e klasifikonte Shqipërinë si një nga vendet që prodhonte drogë por edhe shërbente si tranzit për kokainën që vinte nga Amerika e Jugut dhe Azia, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo është një goditje e rëndë për Ramën dhe se rrethi i tij i kuq po ngushtohet.
POSTIMI I BERISHËS:
Noriga ne rreth te kuq!
Te dashur miq, lajmi i dhene dje nga te gjitha mediat, sipas te cilit SHBA, Agjensia Qendrore e Zbulimit (CIA) konsiderojne Shqiperine vend kryesor te prodhimit dhe trafikut te drogave ne Europe dhe nder me kryesoret ne bote, perben nje zhvillim dramatik per Noriegen dhe narkoshtetin e tij ne Shqiperi.
Prodhimin dhe trafikun e droges, SHBA e konsiderojne gjithnje faktor madhor te shkaterrimit te shtetit ligjor, destabilizimit te vendit dhe nje burim te rrezikshem financiar per financimin e terrorizmit.
Vetem pak jave me pare, nje raport i organeve te zbatimit te ligjit i Mbreterise se Hollandes denoncon rritjen me 700% te krimit shqiptar ne kete vend tre vitet e fundit. Noriega i Europes, javen qe kaloi me gjuhen e Mannuelit, pra Norieges se Panamase, i deklaroi komisionerit Hann, i cili i kishte ngritur shqetesimin e madh te BE per krimin dhe drogen e Shqiperise, se ai refuzonte keto akuza te BE. A do ti thote Noriega edhe qeverise amerikane se refuzon akuzat e CIA per Shqiperine si vend kryesor i prodhimit dhe trafikmit te droges kete nuk e di, por nje gje eshte e sigurte, se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnje e me shume per te! sb
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post